21 nëntor 2015 – Prej ditës së enjte kur ish-kryeministri Berisha deklaroi në Parlament se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ishte marrë peng nga Emiljano Shullazi, Dako shfaqet përkrah kryeministrit Rama në Stamboll. Kjo është një foto zyrtare gjatë vizitës që bëri dje në Patriarkanën ekumenike të Stambollit, ku takoi edhe patriarkun Bartolome, me të cilin është në foto, krahas personave të tjerë.
Dako, prej së mërkurës ishte në krye të një delegacioni zyrtar të Bashkisë së Durrësit në Itali, dhe prej andej ka fluturuar direkt për në Stamboll, ku ka marrë pjesë në takime me kreun e PS-së Edi Rama.
/K.H. portali DurresLajm/