20 nëntor 12015 – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ersekë, ku një 44-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një 18-vjeçar të sëmurë mendor.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Ilir Veisi, 44 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje është denoncuar nga nëna e 18-vjeçarit.
R. K, 48 vjeçe, ka deklaruar se Veisi ka kryer marrëdhënie homoseksuale me djalin e saj A. K, i cili pas verifikimeve rezulton se është i sëmurë mendor me kartelë.
Mbi 44-vjeçarin rëndon akuza e marrëdhënieve homoseksuale me persona të pazot për t'u mbrojtur.
/portali DurresLajm/