20 nëntor 2015 – Një 49-vjeçar u dënua me tetë muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi i bënte presion kunatës së tij duke i kërkuar të bënin seks.
Kujtim H., babai i katër fëmijëve i kërkonte kunatës të kryenin marrëdhënie seksuale, në të kundërt ai kërcënonte se do i shkatërronte jetën dhe familjen.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014 një nga fshatrat e Tiranës, ndërsa vetëm pak ditë më parë ka marrë fund dhe procesi gjyqësor ndaj të pandehurit, i akuzuar për ngacmim seksual.
Kujtim H., i dërgonte vazhdimisht mesazhe në celular të dëmtuarës D.M. Në një nga mesazhet të datës 7 tetor 2014, që është marrë si provë nga gjykata, shkruhej: “Moj kurva m…, do të të … nesër me zor në Pazar. Më kalove nga shtëpia jote. Unë kërkoj që të bëjsh atë që dua unë. Tregoja mesazhin burrit”, shkruan “Panorama”.
Por gjatë hetimeve dhe gjykimit, Kujtim H. nxori një alibi, sipas së cilës deklaronte se këto mesazhe ia ka dërguar kunatës për shkak të një borxhi prej 5 milionë lekësh të vjetër që ajo i kishte marrë pesë vjet më parë.
Por ky pretendim u hodh poshtë pasi ishte i pabazuar në fakte. Në mesazhet e tij kishte vetëm shprehje të ngacmimit seksual dhe nuk përmendej gjëkundi borxhi.
/portali DurresLajm/