Deputetja Reme Lala e cila pranoi të garojë në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e PS ka dhënë dorëheqjen papritur.

Për momentin mbeten të paqarta motivet e shkruara në letrën e dorëheqjes nga Lala dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për pakënaqësi në renditje në listë.

Në zgjedhjet e 2017-ës, ajo e mori mandatin e deputetes nën siglën e PDIU-së në Dibër dhe më pas iu bashkua PS-së dhe më 25 prill ishte caktuar të garonte në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit.