18 nëntor 2015 – Babai i Neymar-it vë në dyshim të ardhmen e djalit të tij. Ai u shpreh se dëshiron që braziliani të vazhdojë te Barcelona, por nëse problemet gjyqsore vazhdojnë të dëmtojnë emrin e Neymar-it, atëherë e ardhmja mund të jetë diku tjetër.
"Jemi në bisedime e sipër për rinovimin, por ka ende gjëra të lëna pezull për të zgjidhur. Nuk mund të jetojmë me frikën se po veprojmë gabim ndaj një shteti. E kam fjalën për problemet gjyqsore që po na përndjekin prej një viti e gjysmë. Kemi nevojë të dimë nëse Spanja është dakort e pranon kushtet tona. Është shumë e vështirë për ne, sepse po sulmohemi vazhdimisht jo vetëm nga Spanja por edhe Brazili.
Djali im ka një imazh shume te rëndësishëm dhe unë kujdesem për të. Më vjen keq nese do të na duhet të ndërpresim lidhjet me Barcën për të tilla shkaqe".
Ajo çka pretendon babai i lojtarit është qe vetë klubi i Barcelonës të zgjidhe këtë çështje. Në të vërtetë Barca nuk ka në plan të ndërhyjë serish për këtë, por kur bëhet fjalë për rinovimin e kontratës së një lojtari kyç të skuadrës siç është Neymar duhet bërë dhe një tentativë e dytë.
/portali DurresLajm/