18 nëntor 2015 – Një shaka adoleshentesh ka vënë në alarm policinë në Lezhë. Shkak u bë publikimi në rrjetet sociale të elementeve pro grupit terrorist ISIS, dhe për këtë, 10 gjimnazistë janë shoqëruar për disa orë në polici për t’u marrë në pyetje.
Ajo çfarë kishin komentuar gjimnazistët lezhjanë në rrjetet e tyre sociale, vuri në lëvizje Specialistët e Antiterrorit, të cilët i shoqëruan në komisariat.
Aty, adoleshentët janë marrë në pyetje në praninë e psikologut dhe drejtoreshës së gjimnazit, duke pohuar se gjithçka ishte një lojë mes tyre, ndërsa më pas u lanë të lirë, raporton “OraNews”.
/portali DurresLajm/