17 nëntor 2015 – Ministri i ri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shprehur angazhimin e tij të plotë për përmbushje të rekomandimeve të raportit të KE-së, për të çelur negociatat për anëtarësim në pranverë. Ministri deklaroi se ‘S’ka më llafe, është koha e punës’.
“Plotësimi i të gjitha rekomandimeve të këtij raporti do të bëjë të mundur që të marr ftesën për të çelur negociatat për anëtarësim në pranverë. Është një axhendë konkrete, s’ka më llafe, deklarata boshe, është koha e punës. Ky raport është bibla ime dhe e kolegëve të mi në përbërje të qeverisë. Kryetema e këtij raporti lidhet drejt për drejtë me reformën në drejtësi”, tha ministri Manjani, i cili theksoi se nismat antikorrupsion do të jenë të vazhdueshme.
/portali “DurresLajm”/