17 nëntor 2015 – Çanta e harruar nga një qytetar në qendër të kryeqytetit, që alarmoi qytetarët dhe efektivët e policisë, ka rezultuar alarm fals për ndonjë bombë të mundshme.

Çanta e dyshimtë ishte lënë pranë “Sahatit” dhe Xhamisë së Ethem Beut, e cila u pikas nga kalimtarët dhe këta të fundit lajmëruan menjëherë policinë.
Pas verifikimeve nga uniformat blu, u zbulua se çanta e dyshimtë ishte harruar nga një qytetar.

/portali DurresLajm/