16 nëntor 2015 – Duke e vlerësuar si një test shumë të çmueshëm për ekipin Kombëtar dhe ecurinë drejt objektivave të së ardhmes, kapiteni kuqezi Lorik Cana nuk ka preferuar të zgjatet shumë në lidhje me miqësoren, për t’u fokusuar më së shumti në deklaratën e tij, në disa çështje që realisht janë më të ndjeshme për vetë liderin e përfaqësueses.
“Unë tani jam 33 vjeç dhe sigurisht që do të vijë koha që do të tërhiqem nga ekipi Kombëtar. Për momentin jam i përqendruar, sikurse të gjithë futbollistët e tjerë të Kombëtares, që të jemi në formë për Europianin. Më pas do të ulem bashkë me familjarët e mi dhe me drejtuesit e Federatës për të marrë një vendim”, deklaroi Cana në lidhje me dyshimet mbi të ardhmen e tij me ekipin Përfaqësues të Shqipërisë pas Kampionatit Europian.
Duke u sensibilizuar si të gjithë, me dhimbjen e popullit francez në këtë kohë zie, lidhur me ngjarjet e rënda si pasojë e sulmeve terroriste në Paris, kapiteni Cana nuk as edhe një fije dyshimi në lidhje me zhvillimin në Francë të Kampionatit Europian. Përkundrazi, ai ka bindjen se do të jetë një organizim i përsosur, ku Shqipëria do të thotë fjalën e saj.
“Unë nuk kam dyshime, Franca 2006 do të jetë një event madhështor, ku edhe Shqipëria do të thotë fjalën e saj. Ne do të jemi shembull i bashkëjetesës fetare dhe i harmonisë mes individëve, pavarësisht ndryshimeve nga njëri-tjetri”, përfundoi Cana.
/portali DurresLajm/