15 nëntor 2015 – Qeveria shpalli ditën e nesërme, 16 nëntor, ditë zie kombëtare, në nderim të 129 viktimave nga sulmet terroriste në Paris. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.

Duke i dënuar me forcë aktet terroriste, qeveria shqiptare thekson se mbetet thellësisht e angazhuar në luftën kundër terrorizmit.

Ndërsa në Kosovë po mbahet sot dita e zisë, në solidarizim me popullin e Francës.

/portali DurresLajm/