14 nëntor 2015 – Shkodran Mustafi së bashku me lojtarët dhe stafin e përfaqësueses së Gjermanisë kanë mbërritur në Frankfurt, pas një nate të tmerrshme të kaluar në Paris. Mbrojtësi shqiptar i Valencias, ka ndarë dhimbjen me familjet e personave të vrarë mbrëmë nga sulmet terroriste Paris.
“Jemi kthyer në Gjermani, por mendimet e mia janë me të gjithë ata që humbën një person të dashur në Paris. Çfarë po ndodh në këtë planet?!”, shkruan ai në Facebook.
/portali DurresLajm/