13nëntor 2015 – Kreu i qeverisë, Edi Rama shkon në Lezhë e luan bilardo. Ai ishte i pranishëm në takimin e mbajtur me temë “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, por më parë tregoi aftësitë në bilardo, ku luajti me një qytetar.

Ndonëse kamerat e fiksonin nga jashtë u pa se Rama nuk pati fat në lojë, pasi fitoi qytetari. Kreu i qeverisë u pyet nga gazetarët nëse e pagoi kuponin tatimor, por kryeministri iu përgjigj me një të luajtur syri.

/portali DurrësLajm/