11nentor 2015 – Mendohej se më në fund do të varte këpucët “në gozhdë”, por ka ndodhur e kundërta. Sulmuesi japonez, Kazujoshi Miura, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Jokohama FC, klub i kategorisë së dytë japoneze, duke u kthyer në futbollistin aktiv, më të vjetër në botë në botën e futbollit. Në moshën 49-vjeçare, Miura do të vazhdojë të drejtojë sulmin e Jokohamas, ndërsa i pyetur nga mediat se deri kur mendon të luajë, sulmuesi përgjigjet.
“Jokohama më ka mbështetur dhe ndihem i lumtur për këtë. Më ka emocionuar shumë veprimi ifansat të klubit, pasi kur kanë marrë vesh se do të vijoj karrierën time, janë gëzuar pamasë”. Karriera si profesionist e Miurës ka nisur në vitin 1986, ku sulmuesi është aktivizuar për 2 ndeshje me Santosin. Shumicën e viteve e ka kaluar në Brazil, Kroaci, Australi, ndërsa moshën e “pensionit” ka vendosur ta konsumojë në Japoni, duke u aktivizuar me Jokohamën.
/portali DurresLajm/