11 nëntor 2015 – Hapet edicioni i 18-të i Panairit të Librit në Tiranë, i cili këtë vit vjen me moton “Libri Dixhital”.
Në ceremoninë e hapjes së panairit merrte pjesë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kreu i Shoqatës së Botuesve, shkrimtarë, artistë e politikanë të tjerë.
107 shtëpi botuese marrin pjesë në panairin e këtij viti, të cilët kanë ngritur tendat e tyre brenda Pallatit të Kongreseve për të gjithë të dashuruarit pas librit.
Panairi do të qëndrojë i hapur nga data 11 deri në datën 15 nëntor.
/portali DurresLajm/