30tetor 2015 – Kjo synohet të jetë perspektiva e rrugës së famshme antike. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, tha se, ky institucion ka filluar krijimin dhe implementimin në terren të “Via Egnatia” si itinerar turistik dhe kulturor evropian. Agjencia Kombëtare e Bregdetit merr pjesë për herë të parë në takimin e organizuar nga Këshilli i Europës ne Madrid  mbi Itineraret Kulturore dhe Turistike Europiane, ku i diskutua pikërisht kjo rrugë e ndërtuar në shekullin e dytë para erës sonë.

Via Egnatia përshkon linjën nga Durrësi për të vazhduar në Maqedoni, Greqi e deri në pjesën europiane të Turqisë.

/portali DurresLajm/