29 tetor 2015 – Deputeti më i ri që pritet t’i shtohet sot karrigeve të sallës së Parlamentit, Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe si “kaubojsi i Lezhës”, deklaroi se ka shpenzuar rreth gjysmë miliard lekë në fushatën elektorale të vitit 2013 për Partinë Socialiste.

Në intervistën e tij të parë televizive në programin “Opinion”, deputeti Eduart Ndocaj ka treguar edhe njohjen e tij me Kryeministrin Rama. Ai pohon se njohja e të dyve ka ndodhur disa vite më parë në Milano, ku Rama ka shkuar në një takim për të kërkuar votën e emigrantëve. Ka qenë pikërisht Eduart Ndocaj organizator i këtij takimi me liderin e opozitës së asaj kohe.

Ndocaj foli edher për jetën e tij duke treguar se ka emigruar për herë të parë në vitin 1996 në Itali si emigrant dhe filloi punë në ndërtim. I pyetur nga gazetari Fevziu nëse bën pjesë te personat e pasur, Ndocaj tha se në Itali jo, ndërsa në Shqipëri po.

/portali DurresLajm/