28tetor 2015 – Kryeministri Edi Rama shet pikturat në Hong Kong. I nisur para 36 orësh për një vizitë zyrtare në këtë vend, kreu i qeverisë e ka shfrytëzuar edhe për të hapur ekspozitën personale.

Vetë Rama e ka bërë publik këtë fakt, duke postuar fotografitë nga aktiviteti. Sipas tij, në Akademinë Jao Tsung u çel ekspozita e titulluar Calendar Blossoms, për të cilën interesimi i mediave ishte i pazakonshëm.

Në fakt, të njëjtin veprim Rama ka kryer edhe në vizitën e pak javëve më parë në Gjermani, ku pikturat e tij u bënë objekt i temës së vizitës.

/portali DurresLajm/