27tetor 2015 – Partia Demokratike do të vijojë të këmbëngulë ndaj kërkesës së saj për bërjen e testit të drogës nga të gjithë politikanët, ndërkohë që tërheqje mund të ketë vetëm në rast se ndërkombëtarët, në këtë rast Komisioni i Venecias, mund ta shohë të arsyeshme dhe ta rekomandojë heqjen e kësaj pike, për hir të konsensusit.
Ky ka qenë qëndrimi i shprehur nga Kukësi i Edi Palokës, i cili ka theksuar se testi i drogës duhet të prekë të gjithë, duke përfshirë këtu edhe kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, të cilët i ka shigjetuar si të lidhur me krimin dhe përdorues të lëndëve të forta narkotike, raporton Oranews.
Ai ka shtuar se PD është për kompromis dhe e shikon të paarsyeshme mungesën e vullnetit për këtë pikë nga mazhoranca.
/portali DurresLajm/