27tetor 2015 – Djali fitoi tenderin për hekurudhën, kërkohet largimi nga politika i Valentina Leskajt. Kërkesën e ka bërë Partia Demokratike, e cila depozitoi sot në Kuvend kërkesën për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për konstatimin e mbarimit të mandatit të deputetes Valentina Leskaj.
“Kjo kërkesë e Partisë Demokratike vjen pas koncesionit që përfitoi nga Edi Rama djali i nënkryetares së Parlamentit, me marrjen për 25 vjet të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë, ç’ka sipas nenit 21 dhe 24 të ligjit 9367, sjell papajtueshmërinë e mandatit të zonjës Leskaj.
Ligji ndalon deputetët dhe familjarët e tyre ku përfshihen fëmijët në moshë madhore, që të lidhin kontratë ose nënkontratë me institucionet publike”, thuhet në shkresën e PD-së.
/portali DurresLajm/