12tetor 2015 – Një shfaqje kërcimi do të ngjitet nesër në skenën e “Aleksandër Moisiut”. Dance meeting, Edicioni jubile i festivalit të kërcimit modern, ngre siparin e “Controversial” në qytetin e Durrësit për të vazhduar më pas në Tiranë. Në orën 20:00 të 13 tetorit, dy kërcimtarë do të tregojnë mbi skenë marrëdhëniet e tyre kontroverse, nën regjinë e Gjergj Prevazit.
Dy fjalë për shfaqjen…
Dy kercimtare (Elton Ceca dhe Labinot Rexhepi) ndajne bashkarisht çdo dite te njejten hapesire pune, jetojne shpeshhere se bashku si shoke ne te njejtin apartament, hane te njejtin ushqim qe e gatuajne se bashku, kane ide dhe qasje te peraferta per jeten, shoqerine, femrat etj…
Po ku dhe si ndahen ata…?
Shfaqja inspirohet nga marrëdheniet disi kontraverse (te diskutueshme) mashkull-mashkull ne traditen tone shoqerore e sociale.
Pare ne kendveshtrimin tradicional shqiptar te ketyre marredhenieve, si dhe pasqyrimin ne realitetin e sotem, tema vjen e perthyhet ne perballjen me modernizimin gjithnje e me teper te jetes urbane, ndikimit te kulturave te tjera, interferimit dhe impaktit te teknologjise etj.
Pergjithesisht me mjete shprehese te dansit, por edhe me ato te teatrit, fjales e imazhit, shfaqja ndertohet mbi principet e dramaturgjise se fragmentarizuar, me kalime situatash nga dramatike ne komike, nga realiste ne surealiste, nga ilustrative ne ndjesore, duke mos pasur si qellim tregimin e nje historie konkrete, por percjelljen e ideve dhe te nje imazhi qe “provokon” audience, duke e ftuar drejt nje reflektimi intelektual, i cili jo detyrimisht ndodh gjate kohezgjatjes se performances.
/portali DurresLajm/