Profesoresha e inxhinierisë së ndërtimit, Luljeta Bozo ka folur për Rindërtimin tashmë si kandidate për deputete e Partisë Socialiste.

Bozo thotë se Rindërtimi po ecën mirë, teksa shton se shtëpitë e reja janë plotësisht dhurata nga qeveria si dhe ka theksuar se qytetarët nuk u lanë në qiell të hapur.

“Tërmeti është një dukuri e rrezikshme dhe e frikshme, nuk mund të bëjmë trimin. Nga ky tërmet ne nxorrëm disa mësime që kanë lidhje me disa shkelje në fushën e ndërtimit. Por e kam thënë se qeveria e mori situatën në dorë dhe nuk la asnjë njeri jashtë. Mori fonde sepse shkatërrimet ishin shumë të mëdha. Mua më vjen mirë për ato që kemi konstatuar si defekte sepse nëse ne s’do kishim konstatuar këto probleme s’do ishin reflektuar në programin e rindërtimit.

Qytetarët tanë do të kenë mundësi të hyjnë në shtëpi sa më shpejt dhe të fillojnë aktivitetin e tyre. Bujqësia ka përballuar një sfidë të madhe. Por kemi pasur një defekt se shtëpiat në fshat përveçse ishin pa leje kanë qenë dhe shumë të shpërndara.

Të hysh në shtëpi pa dhënë asnjë lekë, është një dhuratë. Iu bë shtëpia e re sipas të gjitha standardeve, më vjen shumë mirë që në procesin e rindërtimit, është filluar ndërtimi sipas rregullave.

Ky proces për mua po ecën shumë normalisht… Shtëpitë sndërtohen pa pasur fonde dhe programi i rinbdërtimit deri më tani është bazuar mbi buxhetin tonë. Evropa ka shumë burokraci derisa t’i japë këto fonde. Po nuk pate lekë, sa lekë ke aq do ndërtosh. Mua më duket se po ecën mirë, normal dhe rëndësi ka që vëmendje po i kushtohet shkollave, po ndërtohen me standarde evropiane. Plagët e tërmetit do mbyllen shumë shpejt, dhe duhet të jenë mirënjohës ndaj veprimeve të sakta”, – tha Bozo.