Me rastin e 8 Marsit, festës së nënës, kolegji “Turgut Ozal” në Durrës hapi një ekspozitë pikture me 160 punime, në hollin e Pallatit të Kulturës.
Në ekspozitën me temë “Nëna, frymëzimi ynë” marrin pjesë me punimet e tyre nxënësit e këtij institucioni arsimor nga klasa e parë deri tek e dymbëdhjeta.
Mësuesja e artit pamor, Etleva Ahmedani, deklaroi se krahas mesazhit për këtë ditë të shënuar në kalendarin e ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare që përkujtohen çdo vit, kolegji turk kërkon të njoftojë të gjithë nxënësit e interesuar se janë në dispozicion 40 bursa studimi për nxënësit e klasave të 8-ta dhe të 9-ta.
Kolegji turk thekson se pjesëmarrja në konkursin për të fituar një nga 40 bursat e studimit është pa pagesë dhe mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit.