14 shtator 2015 – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Ersekës, ku disa persona janë hequr si policë dhe kanë kontrolluar shtëpinë e një shtetasi.

5 persona të paidentifikuar kanë shkuar në banesën e 52-vjeçarit I.M.,  dhe janë prezantuar si punonjës policie. 

“Ne jemi punonjësit e Policisë së Shtetit. Duhet të bëjmë një kontroll në banesë”, i kanë thënë ata pronarit të shtëpisë dhe ky i fundit i ka lejuar që të veprojnë, sepse nuk ka dyshuar te prezantimi i rremë.

Pasi kanë kontrolluar banesën, “policët” janë larguar.

Ngjarja ka ndodhur me 6 shtator 2015, rreth orës 20:15 të mbrëmjes, por pronari i shtëpisë e ka denoncuar rastin në polici paraditen e së shtunës.

Pas kësaj, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e 5 “policëve”

/portali DurresLajm/