12 shtator 2015 – Silvi Zhuri, 22-vjeçarja në emër të së cilës u kodua edhe një operacion policor për arrestimin e saj, kishte nisur një biznes prostitucioni në Tiranë së bashku me dy mikeshat e saj, në krye të së cilës qëndronte ajo.

Katër muaj më parë, në operacionin “Tallavaja”, u arrestua tutorja F. Xhemali, ndërsa këtë të enjte u arrestua edhe kryetarja e rrjetit, Silvi Zhuri.

Ndërsa mikesha tjetër e saj që bashkëpunonte për të gjetur vajza minorene, shtetësja me iniciale A.D., është shpallur në kërkim nga policia.

Hetimet zbulojnë se Zhuri fillimisht njihej me vajza të moshës 16-18 vjeç, më pas bëhej mike me to dhe së bashku dilnin në lokale me muzikë tallava, ku i prezantonte me meshkuj të moshave mbi 40 vjeç.

Pasi binin dakord me klientët, tutorja 22­-vjeçare përcaktonte edhe çmimin për një natë në një nga hotelet në periferi të Tiranës, pagesa të cilat varionin  nga 50 deri në 100 euro.

/portali DurresLajm/