11 shtator 2015 – Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 22-vjeçare për prostitucion, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër shtetase. Në sajë të operacionit të koduar "Silvi", është arrestuar Silvi Zhuri, 22 vjeçe nga Tirana, si dhe është shpallur në kërkim A. D.

Ato cilësohen si dy bashkëpunëtore të tjera të grupit “Tallavaja 2015”. Në bashkëpunim me F. Xh, të arrestuar më 25 maj, ato kanë shfrytëzuar për prostitucion të miturën F. Gj. nëpër hotele me klientë të ndryshëm.

/portali DurresLajm/