10shtator 2015 – Nikola Mirotic shkakton një incident të vërtetë diplomatik pas një gjesti që po diskutohet gjatë. 24-vjeçari i lindur në Podgoricë ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren e Spanjës në basketboll dhe ishte pikërisht një ndeshje me iberikët në Europian që nxorri në pah anën e tij të panjohur. Pas humbjes në ndeshjen kundër Italisë, shtatlarti i Chicago Bulls është drejtuar në dhomat e zhveshjes, por në hyrje të tunelit, një tifoz i valëviti flamurin serb të cilin MIrotic e tërhoqi me forcë duke e grisur.Në Serbi nuk e kanë pritur mirë këtë gjest, aq më tepër nga një basketbollist që ka lindur në Mal të Zi, vend që fitoi pavarësinë në vitin 2006 duke u shkëputur nga Serbia. Gazeta ‘Vecernje Novosti’ shkruan: “Skandal në Berlin, Mirotic gris flamurin e Serbisë”. Anëtarë të stafit spanjoll janë përpjekur të ulin tensionin duke thënë se Mirotic nuk e kishte idenë se bëhej fjalë për flamurin serb, por e përditshmja e Beogradit hedh dyshime të mëdha duke shtuar se nuk ka mundësi që shtatlarti të mos e dinte një gjë të tillë.Gjithsesi, kjo çështje mund të mbyllet shpejt pasi Federata Serbe e Basketbollit ka pranuar faljen e asaj spanjolle, duke konfirmuar vazhdimësinë në Eurobasket 2015. Lojtari me origjinë malazeze 220 cm i gjatë u bë i njohur në Europë me Realin e Madridit dhe që prej vitit 2008 militon në NBA ku fillimisht u bashkua me Houston Rockets ndërsa në vitin 2015 mbajti të veshur fanellën e Chicago Bulls. Nikola Mirotic ka kërkuar falje për grisjen e flamurit të Serbisë. Nikola Mirotic, basketbollisti nga Mali i Zi që përfaqëson Spanjën, u ka kërkuar falje serbëve për grisjen e flamurit të tyre pas ndeshjes mes Spanjës dhe Italisë.
Mirotic derisa po shkonte në dhomat e zhveshjes një tifozë e ka provokuar duke ia valëvitur flamurin e Serbisë para syve. Por, Mirotic nuk e duroi dot këtë. Ai e kapi flamurin dhe nuk e lëshoi derisa e shqeu. Ky gjest ka irrituar mediat në Serbi, të cilat këtë e konsiderojnë si skandal.
/portali DurresLajm/