9 shtator 2015 – Presidenti i ri i klubit belg të Standard Liezhit, Bruno Venanzi ka dhënë detaje të habitshme para mediave vendase duke deklaruar: “Sezonin e shkuar te klubi belg një lojtar ka paguar trajnerin për të fituar vendin e titullarit”. Deklarata i ka shokuar të gjithë, por presidenti ka preferuar të mos tregojë asnjë emër konkret, duke ia lënë mediave si detyrë ta zbulojnë atë.
Në të njëjtën kohë edhe trajneri do të mbesë enigmë, pasi sezonin e shkuar Standard Liezh ka ndërruar tre trajnerë, Gaj Luzon, Ivan Vukomanoviç dhe Hoze Riga.
“Dua t’ju them se lojtari që i ka dhënë paratë trajnerit ka qenë me shumë fat, pasi ky i fundit e ka pranuar menjëherë pagesën, duke mos e refuzuar gjestin e shëmtuar”.
/portali DurresLajm/