8shtator 2015 – Disa të rinj dëmtuan me shkopa bejzbolli këtë makinë, sot në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Një dëshmitar okular tregoi për "hartën dixhitale të aksidenteve" se, në makinën tip “Fiat” po udhëtonte një familje e cila është bërë pre e dhunës nga të disa të rinj.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident i rëndë dhe se si ka ndodhur por që mendohet të ketë ardhur si pasojë e një incidenti gjatë qarkullimit të makinave. Policia ka shkuar në vendngjarje, por ende nuk ka një reagim zyrtar mbi rrethanat e incidentit.

/portali DurresLajm/