8 shtator 2015 – Shqipëria pësoi humbjen e parë në kualifikimet për Evropianin "Francë 2016" duke u mposhtur me rezultat minimal 1:0 kundër Portugalisë. Kjo humbje ka gëzuar mediat serbe.
“Portugalia nënshtron Shqipërinë: Ronaldo me shokë heshtin Elbasanin në minutën e 90-të”, shkruan portali serb Telegraf.rs.
Ndërsa, portali tjetër serb “B92” shkruan: “Veloso hesht Elbasanin”.
“Shqipëria tani duhet të mposhtë Serbinë: Portugezët heshtin Elbasanin në minutën e 92-të”, ishte titulli i “Kurir”.
Ndërsa, portali Blic.rs shkrimin për humbjen e kuqezinjve nga portugezët e ka titulluar: “Portugalia pikëllon Shqipërinë”.
/portali DurresLajm/