8 shtator 2015 – Sapo ka hyrë mesnata, një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnjë duke shënuar dy viktima. Një 33-vjeçar dhe një 29-vjeçar humbën jetën, pasi makina me të cilën ata udhëtonin u përplas nga një tjetër automjet, shoferi i të cilit ishte i dehur.

Viktimat janë dy kushërinjtë nga Ballshi, Erjon dhe Alban Brahimaj, përkatësisht 33 dhe 29 vjeç, të cilët gjetën vdekjen në moshë të re për shkak të shoferit tjetër Fatjon Berberi, nga Berati. Ky i fundit u arrestua nga policia, dhe pas testit të alkoolit, rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Mësohet se drejtuesi i mjetit, Erjoni, gjeti vdekjen e menjëhershme në aksident, ndërsa shtetasi tjetër, Albani, i cili ishte pasagjer, ndërroi jetë në spitalin e Lushnjës.

Ndërsa shkaktari i aksidentit të rëndë, Berberi, 37 vjeç, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt.

/S.L. portali DurresLajm/