7 shtator 2015 – Një tjetër avion me drogë ka mbërritur nga Shqipëria në Itali. Në bordin e tij qenë fshehur 80 kg lëndë narkotike, të cilat më pas u sekuestruan.

Lajmi u publikua sot në mediat italiane, të cilat shkruajnë se policia italiane e Torinos ka arrestuar 4 persona, dy prej të cilëve shqiptarë, anëtarë të një bande kriminale në organizmin e trafikut të lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Të arrestuarit janë:

1.Maksim Llanaj, 37 vjeç

2.Fitor Alliaj, i njohur me nofkën “Vito”, 43 vjeç

3. Pasquale D’Ambrosio Pasquale, 58 vjeç

4. Rosario Campisi, 60 vjeç

Banda e trafikantëve kishte zgjedhur avionë të vegjël për të kryer transportin, në mënyrë që të shmangin kontrollet në tokë.

Droga ishte fshehur në njërën prej sediljeve të avionit, e cila ishte modifikuar dhe mbushur nga brenda me lëndën narkotike për të mos rënë në sy.

/S.L. portali DurresLajm/