6 shtator 2015 – Për 3 vjet me radhë, një vajzë nga Fieri ka kaluar momente tmerri. Përdhunohej nga vetë xhaxhai i saj.

Vajza me iniciale K. Ç., sot 19 vjeçe, ka marrë inciativën ta denoncojë vëllanë e të atit pas kaq kohësh. Denoncuesja është shprehur para uniformave blu se është përdhunuar sistematikisht që prej prillit të vitit 2010 e në vazhdim deri në vitin 2013, periudhë kur ajo ishte ende e mitur.

Sakaq, ditën e djeshme u bë dhe arrestimi i 46-vjeçarit Thoma Çala, banues në fshatin Sheqishtë të Fierit, i akuzuar për “Marrëdhënie seksuale me të mitur”. 

/S.L. portali DurresLajm/