6 shtator 2015 – Një djalë i ri shqiptar ka tentuar t’i vërë zjarrin nënës së tij. Ngjarja ka ndodhur në San Giorgio (Piacenza), ku dhe policia italiane e arrestoi 27-vjeçarin.

Pas një debati nënë e bir, shqiptari i ka hedhur benzinë në trupë nënës më pas ka nxjerrë çakmakun nga xhepi për t’i vënë flakën. Ka qenë ndërhyrja e kryefamiljarit ajo që ndaloi një tragjedi të mundshme.

Por, nuk përfundoi këtu dhuna e djalit ndaj nënës. Gruaja më pas ka dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë, ku djali i saj e ka ndjekur nga pas duke e goditur me grushte dhe shkelma.

Skena është parë edhe nga disa kalimtarë, të cilët i kanë telefonuar policisë.

/portali DurresLajm/