5shtator 2015 – Gola të shumtë u shënuan në miqësoren zhvilluar në kompleksin “Tirana Internacional” në Pezë Helmës, ku skuadra e Partizanit fitoi 3-2 ndaj Teutës.Edhe pse durrsakët kaluan të parët në avantazh me anët të Lamçes (10’), të kuqtë e kryeqytetit barazuan shpejt me Bicajn (15’), që do të çelte serinë e golave të Sukajt (35’ dhe 40’), i cili do të shënonte dy herë radhazi.

Në pjesën e dytë të miqësores, ku u bënë edhe shumë zëvendësime nga trajnerët Magani dhe Starova, futbollistët durrsakë të Teutës do ta ngushtonin diferencën në 3-2, pas golit të Hilës (58’), por pa arritur të barazonin.Trajneri Starova e nisi miqësoren me formacionin e tij më të mirë, duke hedhur në fushën e lojës Xhikën, Fejzullahin, Bicajn, G.Krasniqin, Kalarin, Tafilin, Bathën, Trashin, Mazrekajn, Plakun, Sukajn. Do të aktivizoheshin në pjesën e dytë edhe Vashaku, Nikoliç, Vrapi, Vidoviç, Morini, Daja, Qaqi, Ibrahimi dhe Hasa.