4 shtator 2015 – Një 40-vjeçar përdhunon thjeshtrën e të vëllait, pasi ky i fundit i kërkon që të kujdeset disa ditë për të.

Ngjarja shokuese është shënuar rreth një muaj më parë në çadrat e romëve në fshatin Vrion të Finiqit, (Fushë-Krujë), por është zbardhur vetëm një ditë më parë.

Autori është Servet Muhaxhiri, banues në Fushë-Krujë, i cili akuzohet se ka përdhunuar vajzën e gruas së dytë të vëllait të tij.

Vëllai i Servetit do të largohej për disa ditë në Tiranë së bashku me gruan e tij të dytë, dhe për këtë, i kërkoi Servetit të kujdesej për 13-­vjeçaren me iniciale E.B, pra thjeshtrën e tij. Ai jo vetëm që nuk u kujdes, por i ka hyrë natën në çadrën e 13-vjeçares rome ku ajo flinte, dhe e ka përdhunuar atë.

Për rreth një muaj e mitura është mbyllur në vetvete deri sa vendosi t’i tregonte së ëmës gjithçka paraditen e së mërkurës. Teksa i tregonte së ëmës historinë e saj, bisedën e ka dëgjuar edhe autori, i cili më pas është larguar nga çadrat e fshatit Vrion.

Për pasojë, Servet Muhaxhiri është shpallur në kërkim nën akuzën e përdhunimit.

/portali DurresLajm/