3 shtator 2015 – Me një arrogancë të habitshme dhe me një mënyrë të shkruari aspak formale, ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Ermonela Felaj, i ka dërguar një mesazh nga Facebook-u një aktivisteje të shoqërisë civile që kishte kritikuar punën e ministrisë që drejton Znj. Felaj.

Jona Hoxhaj është pjesë e Think-Tank-ut Albanian Platform For Policy Advocacy dhe detyra e saj është që ndër të tjera të monitorojë edhe punën e përmuajshme të ministrisë në fjalë.

Mirëpo, duke qenë se Hoxhaj ka konstatuar fare pak gjëra për të raportuar nga puna e përmuajshme që bëhet publike nga ministria, ajo shpeshherë ka kritikuar punën e vakët të Ministrisë së Marrëdhënieve me Parlamentin.

Ky fakt me sa duket nuk është kapërdirë dot nga ministrja Felaj, e cila i ka dërguar sms privat Jonës, shkruan “Panorama”. Veç gabimeve të shumta drejtshkrimore, ndër të tjera përdor simbolin “X” në vend të “për” (mënyrë e shkruari joformale nga gjuha italiane).

Teksti i plotë dhe fotoja e mesazhit nga znj. Ermonela Felaj Valikaj:

Rovena Voda eshte nje vajze e re ndoshta si ti, po qe perpiqet te beje punen e saj duke punuar fort.

Qe te besh dicka me vlere dhe x vete, mos shkruash genjeshtra dhe mllefe me te panjohur, thjesht  x te justifikuar “punen tende” , do ishte mire te thelloheshe, ta takoje ndoshta Rovenen dhe keshtu te mesoje se cfare pune ben institucioni i MMP, jo ministria sepse nuk eshte nje ministri  dhe puna  eshte e njohur x kuvendin dhe qeverine dhe sh me pak x publikun.

Kjo eshte nje ftese miqesore x dike te shkolluar qe per t’i njohur gjerat duhet t’i preke ato , pse jo duke u interesuar dhe x modele te singjshme.

Ermina Allushi nderkohe eshte sekretare…

/portali DurresLajm/