3 shtator 2015 – Bashkia e Tiranës ka vendosur 10 çezma publike në zonat më të populluara të kryeqytetit. Tashmë secili nga kryeqytetasit do të ketë në pikat kryesore të Tiranës, këto çezma publike me ujë të pijshëm.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka falënderuar Ambasadën e shtetit të Kuvajtit për dhurimin e këtyre çezmave.

/portali DurresLajm/