2 shtator 2015 – Artur Magani ka qenë shënuesi i golit të dytë për Teutën të shtunën ndaj Vllaznisë. I biri i trajnerit të Teutës, Gugash Magani, ka deklaruar:

“Trajneri im i parë ka qenë Kristaq Mile, me të cilin kam kaluar shumë mirë dhe më ka ndihmuar shumë për t’u bërë një futbollist i mirë. Edhe pse kishte shumë minuta lojë unë e kërkova golin ndaj Flamurtarit, por fati nuk ishte me mua. Kurse këtë herë gjithçka erdhi në favorin tim. Ky është vetëm fillimi dhe nuk do të ndalem këtu. Pas ndeshjes trajneri më tha që nuk duhet të kisha eufori, sepse nuk ke bërë asgjë. Ishte vetëm një gol dhe duhet të qëndroj me këmbë në tokë. Është një përgjegjësi e dyfishtë të kesh babanë trajner. Tek Teuta është një atmosferë familjare dhe një grup që edhe unë nuk e prisja të ishte kështu. Kam qenë 17 vjeç kur kam luajtur me Shkumbinin ndaj Tiranës dhe kam shënuar golin e barazimit në të 89’. Pika më e fortë e Teutës janë mesfusha dhe sulmi. Kemi dhe një mbrojtje të mira dhe portierin Rizvani. Do të doja të veçoja si cilësorë dhe Hodon e Mihanin. Ambiciet tona janë Teuta në Kupat e Europës. Sa për titull mendoj Skënderbeun, Kukësin, Tiranën e Partizanin”.

/portali DurresLajm/