31 gusht 2015 – Nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nëse një rrugë në Surrel, aty ku ndodhet shtëpia e Edi Ramës, mban emrin e tij. Por, po të kërkosh në “Google Map” rezulton që rruga në Surrel ka emrin e kryeministrit, rruga "Edi Rama" (shiko foton).
Menjëherë pas publikimit në media gjatë paradites së sotme të këtij lajmi, ka ardhur dhe një reagim i ish-kryeministrit Berisha, i cili e krahason shefin e qeverisë me “Don Korleonen”. Berisha nuk ka ngurruar ta akuzojë Ramën duke e vlerësuar këtë fakt si një simbol korrupsioni.
“Rama si don Korleone, i ve emrin e vet rruges ku banon ne Surrel!
Te dashur miq, mediat njoftojne se Rama i ka vene rruges ku banon ne Surrel emrin e tij. Po ju rikujtoj ketu se sarajet e tij ne Surrel jane simboli me i shemtuar i korrupsionit. Ne vitin 2011 ai deklaroi se kishte si kursime vetem 3 mije euro, nderkohe qe vetem pigmenti i betonit ka kushtuar 76 mije euro dhe ne hipoteke ka deklaruar se token truall te sarajeve e ka blere me 2$ metrin katror ne nje kohe kur aty toka shitej me 50$ metri katror. Tani prisni kur te shpalle rrugen prone personale! Sb”
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/