31 gusht 2015 – Sot në mbrëmje do të transmetohet për herë të parë një debat i regjistruar gjatë Samitit të Vjenës në emisionin Fqinjësia, mes kryeministrit Edi Rama dhe atij serb Aleksandër Vuçiç.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë shqiptare nëpërmjet një postimi në Facebook. Debati do të shfaqet në ekranin e TVSH-së në orën 21:00.

“Debati për emisionin Okruzenje (Fqinjësi) që u zhvillua gjatë procesit të Berlinit në Vienë e ku të dy kryeministrat folën në gjuhën e tyre, u regjistrua për t'u subtitruar dhe transmetuar sonte në orën 21:00 në TVSH; në të njëjtën orë ky debat do të shfaqet edhe në vendet e tjera të rajonit përveçse në Shqipëri, Kosovë (RTK1), Serbi (RTS 1) dhe Maqedoni (Alsat M)”, shkruan kryeministri Rama.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/