29 gusht 2015 – Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sërish, i cili akuzon qeverinë për një gropë prej 160 milionë dollarësh që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit.
Basha ka postuar dy grafikë në Facebook, që sipas tij faktojnë miliona dollarë që i mungojnë buxhetit të shtetit nga kontrabanda, evazioni dhe korrupsioni vetëm në 7 muaj. Sipas Partisë Demokratike këto të dhëna që provojnë abuzimet e mësipërme po u fshihen qytetarëve, pasi duhet të ishin bërë publike që në 20 gusht.
“Ja të dhënat e Ministrisë së Financave që iu fshihet Rama. 160 milionë dollarë kontrabandë, evazion dhe korrupsion në vetëm 7 muaj”, shkruan Basha.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/