27gusht 2015 – Shpëtim Moçka, portieri i Teutës, duket i lumtur te durrsakët. “Kam ardhur te Teuta me dëshirën e madhe për të treguar aftësitë e mia në mbrojtjen e portës durrsake. Kjo fanellë ka peshë. Dua të kontribuoj në arritjen e objektivave që ka skuadra. Dhe jam shumë i kënaqur që jam pjesë e saj”, tha portieri vlonjat.

Te Teuta tashmë janë duke menduar të gjithë për sfidën me Vllazninë, e cila do të luhet të dielën në ora 20:00 në “Niko Dovana” të Durrësit. Objektivi është që të mos dalin pa e fituar këtë sfidë. Magani dhe të tijtë, edhe për formacionin e rindërtuar, tashmë besojnë se kjo Teutë është në rrugë të mbarë.

Po kështu dhe portieri Shpëtim Moçka, që sezonin e shkuar ishte pjesë e laçianëve, është i lumtur që do të veshë fanelën e Teutës.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/