25gusht 2015 – Kampion bote në hedhjen e çekiçit por pa të holla në xhep për të paguar taksinë. Polaku Pawel Fajdek ka bërë një veprim të pabesueshëm duke paguar me medaljen e artë një taksist në Pekin. Për fat të mirë, policia u vu menjëherë në lëvizje duke e marrë medaljen. Sipas mediave polake, Fajdek ishte në gjendje të dehur në momentin kur i dorëzoi taksistit medaljen.

Ai kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli në një restorant pas suksesit në botëror. Menjëherë pasi i doli pija, atleti lajmëroi policinë kineze që arriti të identifikonte shoferin e taksisë, i cili kundërshtoi forcat e rendit, duke këmbëngulur në faktin se polaku e pagoi me medalje për shërbimin që i kishte bërë. 26-vjeçari polak arriti të renditej i pari në finalen e hedhjes së çekiçit me 80.88 metra, 2 metra më shumë se rivali Dilshod Nazarov dhe bashkëkombasi Ëojciech Noëicki. Fajdek ishte mbajtësi në fuqi i titullit botëror për këtë disiplinë pasi kishte arritur të triumfonte edhe në botërorin e Moskës, ndërsa në Olimpiadën e vitit 2012 ai u rendit në shkallën e dytë të podiumit. Nëse ari i fundit i fituar në Pekin do të mungonte në raftin e tij të pasur të medaljeve, do të ishte një mekat i vërtetë, pasi ai konsiderohet si një nga sportistët më të suksesshëm të viteve të fundit në Poloni.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/