24gusht 2015 – Leopold Angong Oben, lojtari i skuadrës nga Kameruni Dynamo de Douala, ka kolapsuar në fushë.Futbolli i Kamerunit është në zi. Lojtari i skuadrës, Dynamo de Douala, Leopold Angong Obenka ndërruar jetë.Sulmuesi 26 vjeçar është rrëzuar në fushë gjatë ndeshjes kundër Colombe du Dja-et-Lobo në Reunification Stadium në Douala. Ai mori ndihmën mjekësore në fushë dhe e vazhdoi lojën, por u shemb në tokë disa minuta më vonë. “Ai u rrëzua në tokë në minutën e 33-të të ndeshjes.
Bashkëlojtarët e tij u munduan t’i japin ndihmë por pa sukses”, deklaroi gazetari sportiv, Aime Moukoko, i cili ishte në ndeshje. Leopold Angong Oben u pengua në zonë, duke ia siguruar skuadrës së tij një penallti gjatë pjesës së parë të ndeshjes. Gjyqtari ka kërkuar ndihmë nga stafi i Kryqit të Kuq që ishte prezent në stadium. “Oben u dërgua në spitalin e Doualas, ku vdiq, disa minuta më vonë”, thuhet në komunikatë. Shkaktari i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur. Oben është futbollisti i dytë nga Dynamo de Douala që ka vdekur në tri javët e fundit pas portierit Ferdinand Mbog, njësoj në rrethana të pazakonshme.