24gusht 2015 – Meglid Mihani është shënuesi i golit të fitores për Teutës dhe jo vetëm që do të pranonte se ka rilindur, por se gjithçka ia dedikon trajnerit Gugash Maganit, që e ka marrë në ekip mesfushorin.“Zhvilluam një lojë të mirë, ku të gjithë pa përjashtim dhanë maksimumin dhe më të mirën e tyre për ta nxjerrë me sukses këtë ndeshje të parë të Teutës.Ishim më superior se sa kundërshtari dhe kemi pasur edhe 3-4 raste të tjera për shënim, çka mund të na e bënin fitoren dhe më të thellë.Megjithatë ky është fillimi dhe Teuta ka ende punë për t’u përmirësuar në lojën e saj. Do të qëndrojmë me këmbë në tokë duke i marrë ndeshjet një e nga një.
Këto pikë vlejnë jo vetëm për klasifikimin, por dhe dhe për aspektin moral të skuadrës. Sepse starti me fitore është gjysma e punës.Tashmë mendojmë për ndeshjen e radhës që do të kemi në Durrës ndaj Vllaznisë”Më tej Mihani ka bërë thirrje që askush të mos e cilësojë Teutën surprizë, sepse ajo është skuadër e ndërtuar që duhet të jetë në Kupat e Europës.“Për ne fitorja me Flamurtarin nuk është pak, sepse ishte një sukses në transfertë. Tani jemi duke menduar për ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë, ndërsa objektivat tona janë për të marrë pjesë në Kupat e Europës.Kemi krijuar një grup simpatik, ndërsa trajneri Magani e ka futur në “binarë” skuadrën dhe unë jam përshtatur si duhet me këtë ekip.Nuk mund ta quaj rënie që kam luajtur për Mamurrasin në të Parën, ndërsa tanimë jam te Teuta, atje ku nuk kisha pse ta refuzoja ofertën e ardhur nga presidenti Hasanbelliu.Ne nuk do të jemi surpriza e kampionatit, jemi ndërtuar për të synuar më lart”.