22gusht 2015 – Presidenti Bujar Nishani ka shoqëruar sheikun nga Katari për të vizituar qytetin e gurtë të Gjirokastrës.
Kreu i shtetit ishte disa muaj më parë në këtë shtet, duke ftuar në Shqipëri Emirin e Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani.
Pasi ka vizituar qytetin e veçanërisht kalanë, delegacioni është ndaluar për drekë e kafe. Një grup polifonik vendas ka kënduar para presidentit Nishani dhe sheikut.
Ky i fundit ka premtuar mbështetje për investime në disa fusha me rëndësi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/