20gusht 2015 – Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, u duk mjaft i mërzitur në përfundim të ndeshjes me Dinamo Zagrebin. Kjo edhe për shkak të rezultatit 1-2. Tekniku tiranas deklaroi se nuk e priste një fund të tillë dhe se skuadra gaboi në organizim.

"Nuk e prisnim një rezultat të tillë dhe mund te them që jam shumë i mërzitur me ekipin. Krahët nuk funksionuan ashtu siç desha unë dhe kjo ndikoi edhe në lojë, ku ne vuajtëm shumë në organizimin e aksioneve", u shpreh tekniku i ekipit korçar.

"Nëse ndeshja do kishte mbaruar 1-1 do ishte ndryshe dhe mendoj se ky do ishte rezultati i me i drejte i sfidës. Goli i dytë na i rrëzoi moralin dhe tashmë do të shkojmë në ndeshjen e kthimit me një mision shumë herë më të vështirë. Në pjesën e dytë patëm një moment kur mund të shënonim dhe golin e dytë por nuk e arritëm dhe për këtë me vjen keq.

Ndeshja e kthimit është shumë afër dhe ne do të shkojmë për të bërë lojën tonë edhe në ato 90 minuta të tjera", përfundoi Josa.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/