20gusht 2015 – Një ngjarje e pazakontë për samitin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do mbahet në 27 gusht në Vienë…Do të luhet një ndeshje miqësore futbolli mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, mes dy ekipeve “BE e ardhshme” dhe “BE”, sipas gazetes serbe Tanjug.

Rama do të luajë me ekipini “BE e ardhshme”. Atij do t’i bashkohen në skuadër ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçic, ministri i Jashtëm malazez, Igor Lukshic, homologu i tij maqedonas Nikola Popovski, ministri i Jashtëm boshnjak Crnadak, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ministri i Ekonomisë nga Shqipëria, Arben Ahmetaj dhe sekretari i procesit të bashkëpunimit rajonal, Goran Svilanoviç. Shqiptarja.com shkruan se, kryeministri i Kosovës nuk do të jetë përkrah homologëve të tij nga Shqipëria e Serbia.

Ndeshjen do ta gjykojë Komisioneri Europian Johanes Hahn, ndërsa në ekipin e BE­së, do të jetë pjesëmarrës kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar dhe ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz.

Samiti i 27 gushtit në Vienë do të zhvillohet si vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel.