16gusht 2015 – Rreth 600 atletë që morën pjesë në Botërorin e Daegu në Korenë e Jugut ne vitin 2011 ishin të dopuar.Ky është lajmi bombë që ka publikuar e përditshmja birtanike “Sunday Times” e cila bazohet në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare Antidoping. Sipas studimit të kryer nga një Universitet në Gjermani, shumë atletë e kanë pranuar përdorimin e substancave të ndaluara rreth 12 muaj përpara botërorit, ndërkohë që sipas Sunday Times, Federata Ndërkombëtare ka vonuar publikimin e analizave pa asnjë arsye. Para ca ditësh kjo e përditshme publikoi një shkrim ku bënte me dije se përdorimi i substancave të ndaluara në atletikë tashmë është bërë rutinë dhe sipas të dhënave, një e treta e medaljeve viteve 2001-2012 janë fituar nga atletë me të dhëna të dyshimta.
Shokon “Sunday Times”. 1/3 e atletëve në Botërorin e 2011-s ishin të dopuar
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Raportimet për gratë e dyshimta me shami, reagon anëtari i KB Durrës
Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të vrarë dhe mbi 7 mijë të plagosur në gjashtë javë luftime!
4 arrestime në Milano e një xhiro prej 1.2 milionë eurosh, eskorta dhe festa për sportistët: Piloti i Formula 1 do një vajzë me pagesë!
U dëmtua gjatë një sulmi ajror rus, rihapet tubacioni “Druzhba”. Zelensky: Gati rifillimi i furnizimit me naftë drejt Europës





