15 gusht 2015 – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije për anëtarët e këshillit se nga verifikimi i listës së përgatitur nga administrata e mëparshme për personat që kanë aplikuar për kredi të buta, rezultuan persona, të cilët kishin apartamente dhe troje ndërtimi, e njëkohësisht ishin ministra e zëvendësministra.
Në listën përfituesve për kredi të butë është edhe këshilltari i ish-Kryeministrit Sali Berisha, deputeti i Durrësit Oerd Bylykbashi, i cili është trajtuar nga Këshilli i Ministrave si përfitues. Konstatohet se në dosjen e dorëzuar pranë Entit Kombëtar të Banesave ndodhet vetëm kontrata e kredisë bankare lidhur më datë 12.02.2011, (data e fillimit të kredisë 17.2.2011) në shumën 5 milionë lekë me 4 për qind interes. Kjo kontratë është lidhur në Dhomën e Noterëve Durrës. Në pikën 9.1, të nenit 9 të kësaj kontrate, është referuar se: “Kredimarrësi dhe dorëzanësi kundrejt kredisë së dhënë nga banka, sigurojnë këtë të fundit me anë të garancisë përfaqësuar nga barra mbi depozitën bankare: 9.1.1 “Depozitë Bankare me titullar Bylykbashin në shumën totale 40.000 euro, në degën / agjencinë Shkolla e Baletit, e cila do të barrësohet në favor të Bankës Kombëtare Tregtare, agjencia Shkolla e Baletit”.
TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2012
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet
1) Të ardhura nga paga dhe shpërblime si Drejtor i Kabinetit të Kryeministrit 2 163 000 lekë.
2) Të ardhura nga dieta dhe honorare 1 680 euro.
Të ardhura nga interesat bankare 206 000 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1) Bashkëshortja, Znj. Bylykbashi, të ardhura nga ushtrimi i profesionit të lirë si mjeke stomatologe 600 000 lekë.
2) Znj. Bylykbashi, të ardhura nga qiradhënia 243 000 lekë.
Të tjera
1) Depozitë bankare 41 600 euro.
2) Depozitë bankare 1 000 000 lekë.
3) Llogari rrjedhëse 12 000 euro, burimi, shlyerja e borxhit nga persona të tretë.
4) Llogari rrjedhëse 1 140 000 lekë.
5) Gjendja cash 200 000 lekë.
6) Gjendja cash 1 000 euro.
7) Depozitë me afat 1 000 000 lekë.
8) Llogari rrjedhëse 606 000 lekë.
9) Depozitë bankare 20 000 euro.
10) Llogari rrjedhëse 126 000 lekë.
11) Depozitë bankare 1 000 000 lekë.
SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2012
Përshkrim shpenzimi
1) Blerje apartamenti me vlerë 6 400 000 lekë, financuar nëpërmjet një kredie bankare, kursimeve dhe një pjesë është ende detyrim i pashlyer.
2) Pagesë detyrimi me vlerë 366 000 lekë për një kredi bankare të aktivizuar në vitin 2011 dhe 300 000 lekë për detyrimin e pashlyer ende për blerjen e një apartamenti.
3) Bashkëshortja, pagesë detyrimi me vlerë 2 430 euro për një qira financiare të marrë për blerje automjeti.
Burimi: “Shqiptarja.com”
/red. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/